Versioni më i ri i aplikacionit Google Hangouts për iOS, u mundëson përdoruesve të thërrasin numra të telefonit drejtpërdrejt nga vetë aplikacioni, pa u ngarkuar me pagesë për thirrjet që ata i bëjnë brenda SHBA-së dhe Kanadasë.
Përdoruesit e aplikacionit gjithashtu mund të thërrasin numra ndërkombëtar, mirëpo për këtë ata duhet të paguajnë një kosto të vogël.
Për thirrje nuk nevojitet SIM-kartelë, dhe krejt çka duhet është lidhja me rrjetin e internetit WiFi. Aktualisht, ky përditësim i Google Hangout nuk është në dispozicion për përdoruesit e sistemit operativ Android. Aplikacioni punon për iPhone, iPad dhe iPod. / Telegrafi /