Telegrafi

Google Glass sjell aplikacionet e Facebook, Twitter, CNN…

Sipas Google, aplikacionet e reja për Google Glass përfshijnë edhe aplikacionet më të famshme si Facebook, Twitter, Tumblr, CNN dhe Evernote, ndërsa aplikacioni i Path dhe NYT do të vijë së shpejti.

Gjatë sqarimit të aplikacioneve për Glass, Google tha se aplikacioni i Tumblr u mundëson përdoruesve të marrin njoftimet e tyre të fundit mbi postimet në Tumblr, si dhe mundëson postimin e gjitha llojeve të përmbajtjes, si tekst, fotografi apo video.

Ndërsa, aplikacioni i Facebook për Google Glass shërben si një vegël për shpërndarjen e përmbajtjes, pasi që i njëjti mundëson përzgjedhjen dhe postimin e menjëhershëm në Facebook, ndërsa emërtimi i postimit bëhet me zë. Opsione të ngjashme ofrojnë edhe aplikacionet tjera të Glass. / Telegrafi /