Aplikacioni i tastierës së Google i njohur si Gboard ka arritur të instalohet 500 milionë herë në dyqanin e famshëm të aplikacioneve të platformës më të madhe mobile Android, Google Play.
Me këtë rast, aplikacioni ka hyrë në listën e top aplikacioneve që përfshinë Google Photos, Dropbox dhe Skype.
Gboard ofron disa tipare si shkrim përmes rrëshqitjes së gishtit, shkrim duke përdorur zërin, kërkim të emoji-ve dhe GIF si dhe mundësinë e shkruarjes në shumë gjuhë në të njejtën kohë.
Tastiera poashtu një tipar të ri që vjen si pulla ‘G’ e cila mund të përdoret për të kërkuar gjëra në Google në mënyrë të menjëhershme si gjetjen e restoranteve, videove, imazheve, lajmeve apo artikujve.