Në versionin e ri të aplikacionit, tani mund të bëhen foto dhe video përmes komandës me zë.
Duke thënë ‘OK Google’ e më pas ‘take a photo’ apo ‘take a video’, ju do t’i mundësoni aplikacionit të Google Search që ta lëshojë kamerën apo aparatin për fotografi, dhe më pas të vendosni se cilin prej dy funksioneve do ta lëshoni.
Version më i ri i aplikacionit Google Search tashmë është në dispozicion për shkarkim nga Google Play Store. / Telegrafi /