Telegrafi

Google freskon Android Market, ofron filma dhe libra

Tani përdoruesit e platformës Android mund të huazojnë filma direkt nga telefoni i tyre i mençur mobil, ndërsa përveç huazimit, platforma mobile e Google tani ofron edhe mundësinë e shkarkimit të këtyre filmave.

Për më shumë, përdoruesit e Android Market gjithashtu mund të blejnë libra direkt nga telefoni i tyre mobil, dhe të dy shërbimet e reja që tani i janë shtuar platformës Android, punojnë edhe me versionin e Android 2.2.

Me sa duket, funksionet e reja në Android Market për momentin punojnë vetëm në SHBA, por besohet se shumë shpejtë, këto veçori të reja do të ofrohen edhe për përdoruesit e telefonave që bazohen në Android edhe jashtë tregut amerikan.

Më shumë detaje lidhur me dyqanin e ri virtual të Google Android mund të gjenden në Google Mobile Blog. / Telegrafi /