Njëra prej këtyre kompanive është edhe gjiganti amerikan Google, i cili së shpejti pritet të zbulojë planin për pagesat mobile të cilat do të realizohen përmes teknologjisë NFC.
Sipas një raporti të fundit, Google do të zbulojë shërbimin e saj të pagesave për telefonat e mençur Android më vonë gjatë kësaj jave në New York, gjë të cilën pritet ta bëjë në bashkëpunim me operatorin amerikan Sprint.
Sistemi i ri i pagesave mobile do të funksionon me modelin e telefonit Google Nexus S në Sprint, ndërsa i njëjti do tu mundësojë përdoruesve të saj të bëjnë pagesa tek arkat e ndryshme në dyqanet amerikane. / Telegrafi /