Telegrafi

Google+ edhe për iPad, iPod Touch

Tani, Google ka freskuar aplikacionin e saj Google + për iPhone, ndërsa thuhet se i njëjti ofron mbështetje edhe për iPad dhe iPod Touch.

Përveç ofrimit të mbështetjes për iPad dhe iPod Touch, versioni i përditësuar i Google+ gjithashtu sjell edhe përmirësimet e saj për shumë probleme të cilat përdoruesit i kanë hasur në versionet paraprake.

Për momentin, aplikacioni i Google + nuk është i krijuar posaçërisht për iPad dhe ndërfaqen e tij, mirëpo Google ka premtuar se së shpejti do ta ketë edhe aplikacionin e veçante për iPad.

Google thotë se aplikacioni i saj për Google+ e bën të mundur shpërndarjen shumë më të lehtë dhe më të thjeshtë për njerëzit. Aplikacionin e Google+ për iOS mund ta shkarkoni nga iTunes. / Telegrafi /