Telegrafi

Google e shet Motorolan tek Lenovo për 2.9 miliardë dollarë

Lenovo do të blejë kompaninë Motorola për 2.9 miliardë dollarë, ndërsa blerja do të jetë një përzierje e parave të gatshme dhe e aksioneve.
Google do ta mbajë pronësinë më të madhe të patentave të kompanisë Motorola, ndërsa 2,000 prej patentave dhe licencave për patenta do t’i mbesin kompanisë kineze, Lenovo.
Për mbylljen e marrëveshjes, Lenovo do t’ia paguajë kompanisë Google 660 milionë dollarë në para të gatshme dhe 750 milionë të tjera me aksione.
Pjesa e mbetur prej 1.5 miliardë dollarëve do t’i paguhet kompanisë Google për më shumë se tri vjet. / Telegrafi /