Telegrafi

Google e konfirmon ardhjen e Chromebook Pixel 2

Drejtoresha e Android & Chrome dhe Google for Work, Renee Niemi gjatë prezantimit të tij për Google TeamWork 2015 ka thënë “ne e kemi gati modelin e ri të Pixel, që do të jetë një platformë zhvillimi. Ky është një dëshmi e konceptit. Por, po e konfirmojmë se Pixel është afër prezantimit në treg”.

Versioni origjinal i Pixel ishte i pajisur me specifika të avancuara sikurse ekrani i ndjeshëm në prekje, dhe procesori i fuqishëm.

Ndërsa tani mbetet të shihet se çka do të shtojë Google në versionin e ri të laptopit të saj, që ta bëjë Pixel edhe më të famshme si linjë të laptopëve të saj të avancuar. (Telegrafi)