Telegrafi

Google: E dimë për problemin me Galaxy Nexus

Problemi për të cilin fillimisht dukej se ka natyrë harduerike, bën që zëri kohë pas kohe të pësoj mutacion dhe të mos reagojë në komanda për disa sekonda. PC World transmeton se kishte raste kur shfrytëzuesit kishin kthyer pajisjen, për shkak se nuk funksiononte si duhej dhe të merrte një telefon tjetër me të njëjtin problem.

E tani u lajmërua edhe Google i cili thotë: “Jemi të vetëdijshëm se ekziston një problem me zërin dhe kemi punuar në zgjidhjen e tij. Do të bëjmë update pajisjet sa më shpejtë që të mundemi”. Edhe pse nuk është thënë se për çfarë lloji të updateit bëhet fjalë, një lajmërim i këtillë bëri të mendohet se problemi prapëseprapë nuk qëndron në harduerin e pajisjeve.

Në videon në vijim mund të shihni se si njëri nga shfrytëzuesit demonstron problemin e përmendur. /Telegrafi/