Telegrafi

Google e bën gati tabletin Nexus 9

Google dhe HTC kanë qenë duke punuar në Nexus 9 gjatë tërë vitit të kaluar, edhe pse asnjëra prej tyre nuk e ka konfirmuar ekzistencën e tabletit.

Më herët gjatë muajit, procesori i ri i tabletit Nexus 9 është zbuluar, dhe do të jetë NVIDIA K1, i cili është konfirmuar nga NVIDIA përmes disa dokumenteve.

Në mesin e karakteristikave të përfolura të pajisjes, përfshihen edhe ekrani me diagonalen prej 8.9 inç me rezolucion prej 2048 x 1440 pikselëve.

HTC Nexus 9 pritet gjithashtu të sjell edhe 4GB RAM si dhe opsionet e memories prej 16GB apo 32GB, si dhe portin për kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës.

Sa i përket kamerës, Nexus 9 thuhet se do të vijë me 3MP, ndërsa në anën e pasme kamera e tabletit do të sjell 8MP, si dhe lidhjet për NFC, Bluetooth 4.0 dhe WiFi. (Telegrafi)