Telegrafi

Google, dyqan online për shitjen e tabletëve

Sipas WSJ, dyqani i ri i dedikuar për shitjen e tabletëve Android do të mbajë emrin e njohur për publikun, Nexus, ndërsa lansimi i këtij dyqani online pritet të bëhet më vonë gjatë vitit.

Në këtë adresë pritet të shiten një numër i madh i tabletëve Android, duke përfshirë tabletët e Samsung, Asus, dhe modelet tjera nga prodhues më pak të famshëm në treg.

Edhe pse ende nuk ka shumë detaje për dyqanin e ri të Google, pritet që aty do të ofrohen edhe tablet të subvencionuar për përdoruesit. / Telegrafi /