Telegrafi

Google Duo arrin në 10 milionë shkarkime

Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni, Google Duo është përgjigja e gjigantit amerikan të kërkimit ndaj FaceTime.

Shumë përdorues të iPhone janë në mëdyshje për të kaluar në Android OS, sepse ata janë mësuar për të biseduar thjeshtë dhe në mënyrë efektive me video, gjë e cila thjesht nuk ka qenë në dispozicion në një mjedis të gjerë në Android.

Google Duo është një përpjekje për të plotësuar këtë boshllëk, duke i lënë përdoruesit e gjitha platformave të intregohen me të. Megjithatë, me sa duket Google është larg nga arritja e këtij qëllimi.

Në muajin e parë Google Duo mori një shifër mbresëlënëse të përdoruesve pasi arriti në 10 milionë shkarkime nga Play Store. Por 5 milionë nga këto shkarkime kanë ndodhur vetëm në javën e parë, që do të thotë se interesimi për aplikacionin ka pësuar një rënie të jashtëzakonshme.