Telegrafi

Google Docs tani edhe offline

Më saktë, prej tani Google Docs do të jetë në dispozicion për të gjithë ne, edhe nëse ndodh që jemi pa internet – ose thënë ndryshe ky shërbim tani mund të quhet Google Docs Offline.

Sipas Clay Bevor, drejtor i menaxhimit të produkteve për Google Apps, Google Docs do të punojë offline edhe për ndryshimin e dokumenteve duke hapur Google Doc përmes Google Drive.

Pasi një dokument të hapet një herë, edhe pse pa lidhje të internetit, e gjithë përmbajtja ruhet përmes sistemit të cache-ve, ndërsa kur kompjuteri është online atëherë i tërë dokumenti sinkronizohet me Google Docs.

Google Docs është shërbimi i parë offline, mirëpo kompania është duke punuar që të njëjtin funksion ta aplikojë edhe për veçoritë tjera si Spreadsheets dhe Presentations. / Telegrafi /