Për dallim prej përpjekjeve të kaluara për zvogëlimin e energjisë që merr drita e ekranit, patentat e reja të Google premtojnë mundësi të reja, të cilat nuk kanë ekzistuar më parë.
Aktualisht, nëse bateria e telefonit tuaj është në minimum, ju e ulni ndriçimin e ekranit dhe shpresoni që sadopak ta kurseni energjinë e mbetur, ndërsa tani, patentat e reja të Google synojnë të arrijnë nivele të reja të optimizimit.
Definimi i këtyre patentave ndahet në tri nivele të ekranit OLED. Së pari, Google ka menduar që t’i shuajë vetëm animacionet në ekran. Së dyti, do të ulet rezolucioni i ekranit, dhe së treti, kur bateria e ekranit do të jetë në minimumin e saj, ekrani do të shfaq vetëm dy ngjyra – të kuqe dhe të zezë.
Me sa duket, ky do të jetë një koncept interesant i kursimit të baterisë së pajisjes tonë mobile me ekran OLED, dhe me siguri se do të jetë interesant të shihet në vepër.
A besoni se kjo teknologji do të na “shpëtonte” atëherë kur më së shumti na nevojitet telefoni?