Tani, thuhet se Google është duke punuar në teknologjinë e kompanisë së saj të cilën e ka blerë së fundmi, QuickOffice, me të cilën pret që të ofrojë funksione të njëjta me paketën softuerike të Micrrosoft, e cila përdoret për punë në zyre dhe bizneset në përgjithësi.
Javëve të fundit, është thënë se Google është duke testuar teknologjinë e QuickOffice, aplikacionit të produktivitetit e cila ofronte funksione më të mira se sa disa nga aplikacionet e Google.
Aktualisht, Google është duke testuar QuickOffice si shërbim të bazuar në re në shfletuesin e saj, Chrome. / Telegrafi /