Telegrafi

Google dhe Waze fillojnë kombinimin e hartave për Google Maps

Përditësimi i ri i aplikacionit të Google Maps për platformat më të rëndësishme mobile, iOS dhe Android, tani do të përfshijë njoftimet për aksidente, punime në rrugë, mbyllje të rrugës, dhe raportime tjera të incidentev, të cilat bëhen nga përdoruesit e Waze.

Në anën tjetër edhe aplikacioni i Waze për Android dhe iOS është përditësuar me Google Search dhe tani përdoruesit e Waze mund t’i shtojnë njoftimet për incidente në Google Maps, mirëpo fillimisht vetëm për këto shtete: Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Franca, Gjermania, Meksika, Panamaja, Peru, Zvicrra, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.

Versioni i ri i aplikacionit të Google Maps tani mund të shkarkohet nga dyqanet e aplikacioneve të Apple, App Store dhe Google Android, Play Store. / Telegrafi /