Telegrafi

Google dhe LG dalin me Nexus TV?

I fundit në mesin e telefonave të avancuar Android nga Google ishte modeli që kjo kompani e kishte lëshuar së bashku me kompaninë jug-koreane, Samsung Galaxy Nexus, i cili vjen me Android 4.0.

Tani, Google është duke menduar të veprojë njëjtë edhe sa i përket platformës së saj të televizionit, Google TV, pasi që është në bisedime me LG për të prodhuar një “Nexus TV” për lansimin e radhës, Google TV 3.0.

Pajisja e re e mençur, mund edhe të mos përdor markën Google Nexus, mirëpo Google e ka konfirmuar strategjinë e njëjtë edhe për Google TV, për të cilën do të lansojë nga një pajisje të avancuar të televizionit, sa ehrë që del me një version të ri të platformës. / Telegrafi /