Telegrafi

Google Chrome 9 në shpërndarje

Grafika WebGL shfrytëzon përshpejtimin harduerik. Pos kësaj, Chrome 9 ka edhe mbështetje për komunikimin e çastit Chrome Instant (Google Instant) me lexim automatik të faqeve të vizituara shpesh gjatë shënimit të adresave të tyre, përderisa është integruar edhe dyqani i aplikacioneve Chrome Web Store.

Ky opsion i fundit tani për tani ofrohet vetëm për përdoruesit brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara, derisa paraqet dyqanin online të aplikacioneve të internetit, me theks në ato që shfrytëzojnë përparësitë e teknologjive moderne të internetit.

Versioni i ri i shfletuesit (Chrome 9.0.597.84) mund të përditësohet brenda aplikacionit apo të shkarkohet nga faqet zyrtare. /Telegrafi/