Telegrafi

Google blen WhatsApp për 1 miliardë dollarë?

Thuhet se i gjithë diskutimi ka filluar para 4 javësh, dhe se arsyeja e shtyerjes së marrëveshjes është qëndrimi i vendosur i WhatsApp, të cilët synojnë të nxjerrin çmim më të mirë nga Google, apo afër 1 miliardë dollar nga shitja. 

Është pritur që WhatsApp do të vendoste një çmim të madh ndaj Google, pas precedentit të krijuar nga Instagram i cili është blerë nga Facebook për shumën marramendëse, dhe pas trendit gjithnjë në rritje të aplikacioneve për dërgimin e porosive pa pagesë, përmes internetit.

Sipas burimeve të lajmit thuhet se Google Babble do të kombinohet me WhatsApp nën një ombrellë të përbashkët, për të sjell inovacion dhe risi në këtë drejtim, për të cilin Google kishte thënë se nuk është duke operuar mirë, duke marrë parasysh mundësitë që ky segment i tregut ofron. / Telegrafi /