Telegrafi

Google blen kompaninë SageTV

Google e ka përvetësuar SageTV për një shumë të pazbuluar, ndërsa pritet që me blerjen e re ajo ta përmirësojë shërbimin e saj GoogleTV, i cili nuk ka qenë në gjendje të arrijë të ketë ndonjë ndikim të theksuar në treg.

Me këtë blerje, mendohet se SageTV do të sjellë më shumë funksionalitet sa i përket DVR-it (incizimeve digjitale në video) për Google TV, edhe pse kjo mund të nënkuptojë dyfishimin e veçorive të cilat Google tashmë i ka mundësuar me pajisjen e kompanisë LG.

Megjithatë, pritet që softueri i ri i marrë nga SageTV të shtojë një dimension të ri, me përvojë të re të përdoruesit në incizimin e përmbajtjes televizive, si dhe të shtojë numrin e pajisjeve me të cilat do të kryhet ky funksion. / Telegrafi /