Telegrafi

Google blen aplikacionin Bump

Njoftimin e parë për publikun e ka bërë vetë Bump, e cila e ka postuar lajmin në blogun e saj zyrtar. 

“Qëllimi ynë gjithnjë ka qenë që të krijojmë veglat më të thjeshta të mundshme për ndarjen e informacionit tuaj të zgjedhur me njerëzit dhe pajisjet tuaja të preferuara” ka thënë drejtori i Bump, David Leib.

“Prandaj jemi të lumtur që i jemi bashkuar kompanisë Google, e cila gjithashtu beson se aplikacionet kompjuterike mund të zgjedhin probleme të mëdha dhe ta ndryshojnë mënyrën se si ne ndërveprojmë me njëri tjetrin dhe me botën” ka vazhduar më tej Leib.

Kushtet e kësaj marrëveshjeje nuk janë bërë të ditura, edhe pse All Thing Digital thotë se shifra e këtij transaksioni ka arritur prej 30 deri në 60 milionë dollarë, / Telegrafi /