Telegrafi

Google bën zyrtar Android 4.2 Jelly Bean

Google tani ka lëshuar disa detaje rreth Android 4.2 Jelly Bean që përfshijnë një tipar të ri për kamerë të quajtur Photo Sphere që të lejon fotografim në çfardo drejtimi dhe më pas bashkimin e fotove së bashku.

Google gjithashtu ka përmirësuar tastaturën për Android 4.2 dhe ka shtuar një tipar të ri që mundëson krijimin e përdoruesve individual të ndryshëm në një tablet që lejon të përdorni aplikacione të ndryshme, faqen kryesore dhe mundësi shtesë për secilin përdorues.

Mund të gjeni të gjitha detajet që Android 4.2 Jelly Bean përfshin në Google. /Telegrafi/