Telegrafi

Google bën gati Nexus 9, me ekranin Retina

Sipas Digitimes thuhet se Google është duke e zgjedhur prodhuesin e modelit të ri të tabletit i cili do të sjell karakteristika të avancuara, dhe se i njëjti në treg do të shfaqet në korrik të këtij viti.

Burimet e Digitimes thonë se Google në fakt është duke i bërë gati dy modele të reja të tabletëve në 2014. Përveç Google Nexus 7, Google do të lansojë edhe modelin tjetër me 8.9-inç në linjën Nexus, i cili do të sjell ekranin Retina dhe rezolucionin me më shumë se 2K piksel.

Sipas raportit, tableti i Google me 8.9-inç do të jetë pajisja e parë Nexus e cila do të bazohet në Android 5.0, version i cili pritet të zyrtarizohet në qershor të këtij viti. / Telegrafi /