Telegrafi

Google bëhet gati ta licencoj Androidin tek Huawei pas vendimit të Trumpit që lejon bizneset amerikane të bëjnë biznes me kompaninë

Nuk ka kaluar as një muaj që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën një ndalim për kompanitë vendase që bënin biznes me kompaninë Huawei, me pretendimin se rrezikon sigurinë kombëtare.

Dy ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump zbuti tonet e tij kur tha se kompanitë amerikane mund të vazhdojnë të bëjnë biznes me gjigantin kinez të telekomunikacionit. Ndërsa, nuk dihet se deri kur shtrihet kjo “mundësi” dhe a aplikohet tek teknologjia 5G, një gjë është e sigurt se Google dhe Huawei do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Lexo po ashtu Donald Trump i lejon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawein

Nën termat e sanksioneve amerikane, Google vendosi t’i revokonte Huaweit licencën e sistemit operativ Android që do të thotë se telefonat e kompanisë nuk përdornin dot Play Store e as shërbimet e kësaj kompanie. Megjithatë, përdoruesit aktual të Huaweit me aplikacionet e Google kanë vazhduar të jenë në gjendje të përdorin dhe të shkarkojnë përditësimet e aplikacioneve të siguruara nga kompania.

Pas këtij vendimi, tashmë Google edhe njëherë tjetër është gati ti licencojë Androidin tek telefonat e Huaweit.

Lexo po ashtu Google pezullon biznesin me Huawein, nuk ka më Google Play, Youtube dhe Gmail

Deri sa sanksionet amerikane ende nuk kishin hyrë në efekt për shkak të lejet 90 ditore, kishte filluar të ndikonte tek produktet e ardhshme të Huaweit. /Telegrafi/