Telegrafi

Google bëhet gati për Nexus 7 me 32GB dhe Samsung Nexus II

Sipas DroidLife thuhet se Google Nexus 7 Tablet do të fillojë të ofrohet edhe në versionin 32GB, dhe për ta konfirmuar një gjë të tillë, shitësi britanik me pakicëë Carphone Warehouse ka publikuar një fotografi të këtij modeli, të cilin thotë se e ka në stokun e saj.

Në foton e publikuar nga zingjiri i shitoreve shihet edhe emri i telefonit të mençur, Samsung Nexus 2, i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht.

Nëse kjo fotografi del të jetë e vërtetë, atëherë kjo do të thotë se Samsung do të ketë edhe një model tjetër të avancuar të telefonit, i cili do të prodhohet enkas për partnerin e saj Google. / Telegrafi /