Telegrafi

Google AutoLink i bën edhe veturat e mençura

Google mendohet se do ta prezantojë rivalin e CarPlay në konferencën e saj të zhvilluesve – Google IO Developer Conference e cila mbahet më vonë gjatë muajit, dhe thuhet se platforma e re e Google do të quhet Google Auto Link.

Google AutoLink është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Open Automotive Alliance, e cila përfshin emrat e mëdhenj të kompanive globale sikurse Google, Audi, GM, Honda, Hyundai dhe NVIDIA.

Pritjet janë që Google AutoLink të funksionojë ngjashëm sikurse Apple CarPlay, duke lejuar prnaimin dhe dërgimin e thirrjeve telefonike, mesazheve, dhe emailave, pa e prekur aspak telefonin tuaj Android.

Kompanitë si Audi tashmë përdorin Google Maps si pjesë të navigacionit të tyre, ndërsa Hyuandi tashmë përdor disa shërbime të Google Voice në veturat e saj.

Përveç AutoLink, në Google IO priten të zbulohen edhe shumë risi tjera, duke përfshirë Android 5.0 dhe tabletin e ri, Nexus 8. Konferenca e Google IO do të mbahet më 25 dhe 26 qershor. /Telegrafi/