Telegrafi

Google Assistant kundër Sirit

Gjithashtu, emri më i hershëm i koduar i projektit, Majel, do të zëvendësohet me Google Assistant. Ndihmësi i Google pritet që, sipas pohimeve, të mund ketë aftësi të bëjë çdo gjë që bën Siri, por edhe shumë më shumë se ajo, respektivisht, nuk do të jetë vetëm kopje e saj. Mundësitë e kuptimit dhe kërkimit pritet të jenë më të mira, e po ashtu edhe mënyra në të cilën developerët mund ta shfrytëzojnë dhe ti qasen funksioneve të tija.

Zhvillimi kështu është ndarë në tri kategori. E para është bartja e njohurive botërore në formatin i cili është i kuptueshëm për kompjuterët dhe kjo është një nga detyrat më të rëndësishme. Faza e dytë është personalizimi i përmbajtjeve dhe zbulimi i mënyrës në të cilën do ti qasen shfrytëzuesit – sipas pohimeve Google+ dhe Google+1 janë komponentët kyç në kuptimin e zbulimit dhe shfrytëzimit të përmbajtjeve.

Pjesa e tretë është ndërtimi i vet Asistentit, klientit i cili është i përqendruar në kryerjen e detyrave, e jo vetëm në prezantimin e listës së opsioneve (sikurse që janë rezultatet e kërkimeve) prej të cilave pastaj shfrytëzuesi e zgjidh vet opsionin e dëshiruar. Kjo pjesë tentohet të shmanget ashtu që Asistenti të mos jetë vetëm një Google zanor.

Sipas pohimeve paraqitja e Assitant-it do të bëhet para fundit të vitit. /Telegrafi/