Telegrafi

Google arrin 16.86 miliardë të hyra, për tre muajt e fundit të 2013

Në tremujorin e katërt të vitit 2013, Google ka raportuar 16.86 miliardë dollarë të ardhura, apo 17 për qind më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Të hyrat operative kanë qenë 3.92 miliardë dollar, apo 23 për qind e të ardhurave. Të hyrat neto kanë arritur në 3.38 miliardë dollarë, duke shënuar një ngritje nga 2.89 miliardë sa ishin në Q4 2012.

Të ardhurat nga faqja e Google janë rritur 22 për qind nga viti në vit, duke arritur në 10.55 miliardë, apo 67 për qind të totalit të të hyrave të kompanisë.

Klikimet me pagesë janë rritur për 31 për qind në këtë tremujor, duke bërë që kostoja për klikim të rritet për 11 për qind nga viti në vit. / Telegrafi /