Telegrafi

Google Android, lider në mbarë botën

Të paktën kështu thuhet sipas hulumtimit të fundit të bërë nga Kantar ËorldPanel për tre muajt e fundit të cilët përfundojnë në qershor të vitit 2013.

Megjithatë, Android ka rënë paksa në pjesëmarrjen e saj në tregun amerikan, në të cilin është duke u ndjekur shumë afër nga Apple. Mirëpo platforma mobile e Google ende udhëheq tregun amerikan me 51.5%, kundrejt iPhone i cili mban 42.5%.

Por në nivel global, Android ka vazhduar rritjen e saj shpërthyese. Kjo, pasi që tregjet e mëdha të Amerikës Latine janë masivisht duke u larguar nga platformat rivale si BlackBerry dhe Symbian, për t’i zëvendësuar ato me Android , i cili është duke e “gllabëruar” tregun e tyre, ndërsa rritja e sistemit operativ në këto vende është duke ecur me hapa shumë të shpejtë.

Në tregun më të madh të telefonave të mençur në botë, në Kinë, Android vazhdon të rrit pjesëmarrjen e saj, dhe në mënyrë shumë të dallueshme e dominon tregun. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për disa vende evropiane, si Spanja, ku Android mban 91% të tregut. / Telegrafi /