Telegrafi

Google, Android KitKat në 20% të pajisjeve mobile

Pas KitKat është Android Jelly Bean, versioni i cili ka ende shifrat më të larta të shpërndarjes me një pjesë të përgjithshme të shpërndarjes së Android prej 54.2%.

Android Ice Cream Sandwich është në vetëm 10.6 % të pajisjeve Android dhe Android Gingerbread është në 13.6%, ndërsa Froyo është në vetëm 0.7 % të të gjitha pajisjeve Android.

Shifrat e fundit që janë lëshuar kanë mbuluar periudhën e cila ka përfunduar dje, më 12 gusht 2014. Të gjitha versionet më të vjetra të Android, të cilat janë në më pak se 0.1% nuk janë shfaqur në shifrat më të fundit.

Android 4.4 Kitkat është projektuar që të punojë në një gamë të gjerë të pajisjeve mobile Android, të cilat përfshijnë edhe pajisjet me specifika më të ulëta, si dhe modelet e avancuar të telefonave të mençur mobil.

Google gjithashtu e ka një version të ri të Android në përgatitje, përkatësisht Android 5.0 L, për të cilin ende nuk ka asnjë datë të caktuar të lansimit, edhe pse dihet se do të jetë fillimi i vjeshtës së këtij viti. (Telegrafi)