Telegrafi

Google – Android i rëndësishëm, por jo edhe kritik

Ajo për cilën gjë ai ishte i sigurt është se Android për kompaninë e tij është “shumë i rëndësishëm”.

Page sqaroi se Android është i menduar të jetë mjet me të cilin shërbimet ekzistuese të kompanisë do ti ofroheshin shfrytëzuesve të pajisjeve mobile. Ai tha se në Google kishin “vitrinën me 100 celularë”, por asnjëri prej tyre nuk i përdorte shërbimet e kompanisë në mënyrë korrekte, ndërsa që zhvillimi i shërbimeve në mënyrën që dëshironte kompania nuk ishte i mundur. Bashkëpunimi me Apple u tregua si shumë i suksesshëm, e vendi i kërkuesit të preferuar në Safari për iOS për Google është ende mjaftë i rëndësishëm.

Dëshmia e Page-it në rastin në të cilin Oracle po mundohet të dëshmoj fajësinë e Google për përdorimin e Javas në Android me këtë përfundoi. Gjykimi është i ndarë në tri faza të ndara – të drejtat autoriale, patentat dhe dëmet e në ditët në vijim priten dëshmitë e Eric Schmidt dhe Andy Rubin. /Telegrafi/