Telegrafi

Google: 1 miliard aktivizime të telefonave Android

Dhe për ta dëshmuar këtë fakt, Google sot gjatë ditës ka publikuar të dhëna të reja për sistemin e saj operativ për të cilin ka thënë se është aktivizuar në më shumë se 1 miliardë pajisje mobile në botë.

Ky është një rekord i jashtëzakonshëm për Google, kur dihet se ky sistem operativ për telefonat e mençur mobil ekziston për jo më shumë se 6 vjet.

Mbi një miliardë aktivizime të telefonave mobil në këtë sistem operativ do të thotë se numri i pajisjeve mobile që mbështeten në Google Android është dyfishuar nga viti i kaluar kur Google kishte thënë se ka arritur të aktivizojë rreth 500 milionë pajisje mobile. / Telegrafi /