Telegrafi

“Goog Guy”, videoklipi i ri nga Eminemi dhe Jessy Reyez

Eminemi ka publikuar projektin e tij të ri, të titulluar “Good Guy”

Ai është shfaqur tejet i dhunshëm në videoklipin e këngës që vjen si bashkëpunim me Jessie Reyez.

Projekti ishte pjesë e albumit të reperit dhe flet për një relacion konfliktuoz në çift.

Eminem është i nominuar për “Grammy” për këngën më të mirë rep, “Lucky You”.

Ndërkaq, albumi i tij “Kamikaze” theu rekordin e tij personal që prej lansimit të “Marshall Mathers LP 2”.

Reperi ishte i përfshirë edhe në një konflikt me Machine Gun Kellyn, ku pas disa këngëve në një përballje të ashpër, duket se dyshja kanë vendosur të bëjnë paqe.

Eminemi është legjendë e padiskutueshme e hip hopit. /Telegrafi/