Goodyear kthehet në hënë.
Kompania ka konfirmuar se do t’i bashkohet Projektit Artemis, në të cilin marrin pjesë Lockheed Martin dhe General Motors. Goodyear do të jetë përgjegjës për zhvillimin e gomave në zhvillimin e roverit hënor.
Është zhvilluar koncepti i parë dhe deri tani dihet se janë ndërtime pa ajër. Dizajni përfundimtar i gomave, megjithatë, do të duhet të bëhet për t’i bërë ballë viteve të vozitjes në sipërfaqen jo mikpritëse të Hënës. Gjithashtu duhet të përballojë temperaturat që ndryshojnë nga -150 gradë Celsius gjatë natës deri në 120 gradë Celsius gjatë ditës.
Është një lajm i mirë që teknologjia e zhvilluar një ditë do të ketë një aplikim tregtar në Tokë.
Kujtojmë se Goodyear zhvilloi goma për misionin Apollo 11 në vitin 1969 dhe më pas furnizoi komponentë të ndryshëm, të tillë si kornizat e dritareve për modulin e komandës, raftin e instrumenteve dhe elementët e lëvizjes për kapsulën e përdorur kur ajo ra në oqean.
Ndryshe nga roverët e mëparshëm, ky duhet të përshkojë një distancë shumë më të gjatë dhe pritet një jetë operative prej disa vitesh. Lochhead planifikon të komercializojë automjetin dhe t’ua ofrojë kompanive private dhe agjencive hapësinore.
Deri më tani kemi parë dizajnin fillestar të një rover që mund të transportojë dy persona dhe disa bagazhe. Pikërisht kështu, projekti Artemis parashikon kthimin e njerëzve në Hënë. /Telegrafi/