Gjatë eventit CES 2024 në Las Vegas, prodhuesi i gomave Goodyear ka prezantuar një gjeneratë të re të gomave për të gjitha stinët, të zhvilluara posaçërisht për vetura elektrike.
Kjo është gjenerata e dytë e gomave ElectricDrive, e cila tashmë do të shitet në 17 madhësi të ndryshme, dhe do të përdoret nga prodhuesit më të njohur të veturave elektrike.
ElectricDrive 2 do të mund të përdoren nga Model 3 dhe Y i Tesla-s, Ford Mustang Mach-E, dhe Audi Q4 e-tron.
Në mënyrë që të maksimizojë efikasitetin e lëvizjes së veturave elektrike, prodhuesi i gomave i ka krijuar ato të përshtatshme për të gjitha stinët.
Në të njëjtën kohë, gomat e reja vijnë edhe me teknologjinë SoundComfort, e cila përfshin një pengesë zëri të integruar në muret anësore, e cila shërben për uljen e zhurmës së brendshme.
Gomat ElectricDrive 2 janë prodhuar nga të paktën 50 për qind materiale të ricikluara, megjithatë ende nuk dihet se kur do të jetë pjesë e tregut evropian.
Me këtë gjeneratë të re, Goodyear po përpiqet të rrisë qëndrueshmërinë e veturave elektrike. /Telegrafi/