Telegrafi

Gonzalo Higuain duket si lojtar amator në krahasim me Cristiano Ronaldon, kur te Juventusi ushtrohet në sprinte

Juventus është duke ndryshuar fytyrë për edicionin 2019/20, ku janë bërë disa ndryshime.

Skuadrën në këtë edicion do ta drejtojë ish trajneri i Chelseat dhe Napolit, Maurizio Sarri.

Në skuadër kanë ardhur emra si Aaron Ramsey, Adrien Rabiot, Gianluigi Buffon, Cristian Romero, Luca Pellegrini dhe Merah Demiral, ndërsa pritet edhe ardhja e Matthijs de Ligt.

Juventusi është duke nderuar një skuadër të fortë rreth njërit prej më të mirëve në botë, Cristiano Ronaldos.

Në stërvitjen e fundit ku, ushtroheshin vrapimet e shkurta që njihen si sprinte, shihej një diferencë e frikshme e Gonzalo Higuain me Ronaldon.

Argjentinasi ishte i pari dhe dukej shumë i ngadaltë në sprint.

Por Ronaldo? Ai e bëri me shumë përkushtim dhe dukej sikurse Usain Bolt. Kur ta mendosh që Higuain, është tri vite më i ri se portugezi.

Higuain ka disa oferta, ndërsa Juve dëshiron ta shes, ku interesim ka nga Roma dhe klubet kineze. /Telegrafi/