Telegrafi

Gongu i MTV-së nga vitet 1980 del për shitje në ankand

Një kompani ankandi pret të marrë 10,000-15,000 dollarë për një pjesë të pazakontë të historisë muzikore – gong MTV nga vitet 1980.

Bonhams tha se gongu i MTV – i cili është në dispozicion për ofertë deri në orën 15:00 sipas kohës lokale – ishte një nga dy gonget e bërë për rrjetin kabllor.

Gongu në ankand u përdor nga MTV në ngjarjet e organizuara nga ta dhe në transmetimet e bëra gjatë asaj dekade, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.


“Ky gong u përdor në nga Tina Turner kur u shfaq si prezantuese e ftuar për një emision ku foli për videot e saj të preferuara muzikore në vitin 1986”, thuhet në listim.

“Ajo e nisi shfaqjen duke u kthyer me kokë poshtë në stendën e gongut për të goditur gongun me këmbë”, vazhdon përshkrimi.

Gongu Paiste i punuar me çekiç, i cili mban logon e MTV, nuk përfshin një mbështetëse, bënë të ditur shtëpia e ankandit. /Telegrafi/