Telegrafi

Gona Dragusha përcjellësja e dytë e Miss Universe

Miss Venezuela, Stefania Fernandez, ka dalë fituese për titullin e më të bukurës në edicion të 58-të të Miss Universe, që u mbajt të dielën mbrëma në Atlantis, Paradise Island në Bahame.

Gona Dragusha (djathtas), gjatë prezantimit me bikini (Foto: AP)

Vitin e kaluar fituese ishte bukuroshja tjetër nga Venezuela, Dayana Mendoza dhe kjo është hera e parë në historinë që një vend fiton dy herë radhazi këtë garë. Numri i bukurosheve nga ky vend që kanë fituar këtë garë, tash arrin numrin gjashtë.

Fernandez është zgjedhur në mesin e 83 garueseve, ndërsa përcjellësja e parë e saj ka dalë Miss Republika Dominikane, Ada Aimee de la Cruz, dhe e dyta, bukuroshja nga Kosova, Marigona Dragusha. Në mesin e pesë më të mirave kanë qenë edhe Miss Australia dhe Miss Puerto Rico.

Në skenën e kësaj ngjarje, që organizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump, performuan edhe yje si Flo Rida, Heidi Montag, David Guetta dhe Kelly Rowland. /Telegrafi/