Site icon Telegrafi

Gomonia përplas dhe dëmton 7 vjeçarin në plazhin e Vlorës

Një tjetër ngjarje e ngjashme me atë të Jalës ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Jonufrës në Vlorë.

Një 7-vjeçar është goditur nga një gomone teksa ishte duke notuar pranë bregut.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht drejtuesi i mjetit lundrues H. K., rreth 40 vjeç është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version