Site icon Telegrafi

Humb kontrollin gjatë drejtimit të gomones, përplas çiftin e pushuesve në Jalë

Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe.

Të lënduarit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version