Gustavo Gomez ka thënë se Milani është i fortë dhe i bashkuar dhe do ta vazhdojë garën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët aktualisht mbajnë vendin e pestë në tabelë, por janë vetëm një pikë larg pozitës së tretë që çon në garën më të madhe evropiane për klube.
“Do të vazhdojmë të luajmë për të arritur Ligën e Kampionëve. Nuk i kemi merituar rezultatet ndaj Romës dhe Atalantas”.
“Skuadra është e fortë dhe e bashkuar, dhe do të vazhdojë të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve, diçka për të cilën klubi ka shumë nevojë”, ka deklaruar Gomez në Low Limit Futbol.
Mbrojtësi 23 vjeçar kaloi te Milani gjatë verës nga Lanus, ndërsa ka thënë se akoma vazhdon të përshtatet në Serie A. /Telegrafi/