Telegrafi

Gomes: Te Barcelona gjithçka është kthyer në ferr

Mesfushori portugez, Andre Gomes, ka thënë se eksperienca te Barcelona i është kthyer në ferr.

Mesfushori është kritikuar gjithmonë te Barcelona, prej se ka ardhur te Valencia.

“Nuk ndjehem mirë në fushë”.

“Unë nuk po e shijoj atë që po bëj. Gjashtë muajt e parë ishin mjaft të mirë, por pastaj gjërat ndryshuan”.

Andre Gomes te Barcelona. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Ndoshta nuk është fjala e duhur për ta përdorur, por është kthyer në një ferr, sepse unë kam filluar ta ndjej më shumë presionin”.

“Me presion ndjehem mirë, por me presion mbi vetveten, nuk mundem”.

“Ndjenja që kam gjatë lojës janë të këqija”.

(Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Në stërvitje, jam i qetë. Ndihem rehat rreth shokëve të mi. Natyrisht, ka ditë që ndjehem pak i ulët në besim”, ka thënë Gomes për revistën Panenka.

Për lojtarin ka interesim nga shumë klube si në Serie a ashtu edhe në Ligën Premier. /Telegrafi/