Site icon Telegrafi

Gomat e rrotave nga Goodyear që adoptohen me ambientin varësisht nga nevoja

Duket një sistem i çuditshëm, por do të ishte shumë funksional dhe praktik

Janë pjesë e domosdoshme e makinës, pa të cilën nuk mundësohet vozitja, derisa sa më shumë që gomat e rrotave vihen në funksion, gërryhen dhe është e nevojshme të zëvendësohen, transmeton Telegrafi.

Me kalimin e kohës, prodhuesit kanë punuar që kjo gërryerje të jetë sa më e vogël, derisa gomat të ketë fuqi dhe elasticitet, që të përshtaten për terrenet e ndryshme.

Por, megjithatë nevojitet që gjatë vitit, shoferët t’i vënë gomat për verë apo dimër, varësisht kur është e nevojshme për përdorimin e tyre.

Kjo është arsyeja, pse Goodyear e ka zhvilluar sistemin e rrotës së veturës reCharge, brenda së cilës vendoset një lloj procesori, që mund të rimbushet me disa kapsula me përbërës të biodegradueshëm.

Në momentin që nevojitet, nga sipërfaqja e jashtme e rrotave do të del ky material, që e bën atë që të përshtate me nevojat e rrugë, si në verë apo dimër, si dhe në terren urban apo malor.

Vendosja e sistemit reCharge, do ta bënte të panevojshme ndryshimin e rrotave gjatë sezoneve të caktuara, si dhe funksionimin shumë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version