Telegrafi

Gomarët më të kërkuar sesa automjetet

Çmimet me të cilat shiten gomarët në rajonin e Rripit të Gazës nën kontrollin e Hamasit, kohëve të fundit, dhe që kur izraelitët kanë zvogëluar numrin e automjeteve të importuara si dhe sasinë e karburanteve, kanë kaluar ato që dikush ka mund t’i merr me mend.

Shitësi i gomarëve Odeh Odwan ka bërë të njohur që "shitja e gomarëve ditëve të fundit po ec më mirë se shitja e automjeteve", duke marrë parasysh mungesën e karburanteve, e edhe të automjeteve.

Odwan vlerëson që çmimi i një gomari në Gazë është dyfishuar rishtazi në gati 420 dollarë për gomarë.

"Edhe gomarët më në fund i pritën pesë minutat e veta", u ka thënë gazetarëve Odwan, duke tërhequr pas vetes me litarë disa kafshë që kohëve të fundit janë bërë shumë të çmuara.

Pos automjeteve, në Rripin e Gazës nuk arrijnë as pjesët rezervë për ato, andaj ato që prishen nuk mund të ndreqen.

Edhe nëse kanë automjet, nuk ka karburant, andaj çdo ditë e më shumë banorët lokalë po blejnë gomarë.

Sikur biznesi me automjete të përdorura, në Gazë ka filluar të merr hov tregu i gomarëve të përdorur.

Mahmud Shbair shpreson që do ta shes me çmim të mirë gomarin e tij të vetëm, i cili ende është në gjendje të mirë, të blejë një më të lirë, e me shumën e parave të fituara do të arrijë që për një kohë të jetojë një jetë më kualitative.

"Duhet ushqyer gomarin, mirëpo duhet ushqyer edhe të zotin e tij, i cili nuk është hiq më pak i uritur", ka thënë Shbair.