Site icon Telegrafi

Gomarët fitojnë më shumë se motrat medicinale

Luftëtarët për të drejtat e kafshëve me siguri se tash me kënaqësi fërkojnë duart. Gomarët në Harvani fituan një qendër ku presin ngarkesën dhe ata fitojnë 250 rupi indiane në ditë (rreth 5 euro në ditë).

Ky vendim i zëvendëskryetarit të qytetit u mor si pasojë e luftës për të drejtat e gomarëve në Indi. Problemi i vetëm është se shumë zyrtarë shtetërorë tash kanë rogë më të vogël se gomarët.

Edhe pse në botën perëndimore nuk është e pamundur që kafshët të fitojnë më shumë se njerëzit (më së miri dëshmojnë kafshët e Hollywoodit), vështirë se mund të mendohet për këto kafshë që përdoren për ngarkesë të kenë rrogë të njëjtë ose më të madhe se motrat medicinale ose njerëzit që dinë të përdorin kompjuterin.

Mirë është kur njerëzit kujdesen për kafshët, por kush kujdeset për njerëzit? /Telegrafi/

 

Exit mobile version