Punonjësi i paemëruar nga Vankhrushev i Rusisë, ka harruar se është duke e fryrë gomën e kamionit dhe për pasojë ka ndodhur një ngjarje e pa parashikuar.
Shkaku i fryrjes së tepërme, rrota është shkëputur nga vendi duke u hedhur disa metra lart, derisa ka rënë mbi një Toyota Carolla që ishte parkuar në skaj, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin dramatik të eksplodimit, si dhe dëmin që iu shkaktua makinës në të cilën nuk ndodhej ndonjë njeri.
Me anë të këtij filmimi, po kërkohet që gomat të mos fryhen më shumë se që duhet, si dhe të bëhet kujdes për vjetërsinë e tyre. /Telegrafi/
https://youtu.be/eddkO6lOI60