Telegrafi

Golin për 46 sekonda të Lewandowskit, e zbeh “perla” e Alexander Isak

Ka filluar furishëm përballja në mes të Real Socideadit dhe Barcelonës, që po luhet në kuadër të javës së dytë në La Liga.

Katalunasit, ishin ata që kaluan të parët në epërsi, pasi vetëm 46 sekonda që filloi takimi, Robert Lewandowski shënoi, e që ishte goli i tij i parë në ligën spanjolle.

Por, Blaugranasit u ndalën së festuari në minutën e gjashtë, pasi Alexander Isak e paraboloi Marc-Andre ter Stegen.

Duket se ky takim do të ketë shumë gola, duke parë lojën e hapur që po zhvillojnë dy ekipet. /Telegrafi/