Telegrafi

Me golin e tij i siguroi fitoren Luzernit, Voca në formacionin e javës

Idriz Voca ka shkëlqyer në ndeshjen e fituar nga Luzerni përballë St Gallenit 0-1.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar golin e vetëm në këtë takim.

Falë golit të shënuar nga Voca, Luzerni ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim.

Kjo ka bërë që Voca të vlerësohet lartë nga mediat zvicerane.

Gazeta prestigjioze helvetike Blick, e ka përfshirë atë në formacionin më të mirë të javës së pestë.

Në javën e pestë Voca është futbollisti i vetëm shqiptarë në formacionin e javës.

Gjithsesi pas kësaj fitore, Luzern ka grumbulluar gjashtë pikë pas pesë xhirove, duke marrë dy fitore dhe duke pësuar tri disfata.

Formacioni i javës në Zvicër:

Salvi, Sejmenovic, Bangura, Grether, Moumi, Okafor, IDRIZ VOCA, Modou, Bahoui, Karlen, Assale. /Telegrafi/