Barcelona barazoi me Valencian me rezultat 1-1, por një gol në pjesën e parë i shënuar nga Lionel Messi nuk u pranua nga gjyqtari i ndeshjes.
Për këtë ka folur dy ditë më vonë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Ai ishte në konferencë për shtyp para ndeshjes së Kupës kundër Murcias.
“Nga pozicioni im ishte e pamundur të shihej nëse topi ishte brenda”.
“E pash Messin duke festuar. Aty ishin 40 mijë njerëz që e panë që ishte gol”.
“Ishte absurde pasi vetëm gjyqtari nuk e pa, një rast kaq të pastër që ishte shumë i rëndësishëm”.
“Çdo vit po ka këso gjërash dhe mund të kthehen në diçka vendimtare”.
“Më duket absurde, se pse ne nuk e përdorim teknologjinë”.
“Gjykimi në Spanjë është i mirë, por është e vështirë të jesh gjyqtar”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4CKeqI4RI6o